close
Breaking NewsLajme

Dikur nuk flisnin me njëri-tjetrin; Damiano, Danjeli dhe Kei ‘mbledhin forcat’

vlcsnap-2017-04-19-08h25m45-970×400

Kei, Damiano dhe Danjeli janë 3 prej banorëve që në ditët e para të tyre në Big Brother kanë pasur debate mes tyre, por kur ka kaluar 1 muj nga hyrja e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri situata ka ndryshuar.

Përveçse diskutojnë thuajse për gjithçka me njëri-tjetrin, ata merren vesh shumë mirë edhe me kode. E tillë ishte edhe biseda dhe thashethemet e mbrëmjes së sotme.

Të tre ata flasin me kode. Ata përmendin shkronjat D për Donën dhe F për Fotininë. Më tej, Kei i thotë Damianos se e shtuna është shumë e rëndësishme për atë.

Ndërsa Danjeli i pyet: Me kë tallej ai me F-në?  “Nuk e kemi vënë re”, thotë Kei dhe Damiano. Ata flasin edhe për Musën dhe Donën.

Tags : Big Brother
loading...