Diellza “mund” Albanën… në tenis (FOTO)


Ishte programi “E diell” në “Top Channel”, ai që i bashkoi këto dy bukuroshe, të cilat edhe pas tri vitesh vazhdojnë të jenë mikesha të mira. Moderatorja dhe modelja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci, sa herë vjen në Tiranë, gjen kohë edhe për mikeshën e saj të mirë, Albana Osmanin. Duket se rivaliteti mes tyre nuk ekziston, përkundrazi, ato kanë edhe pasione të cilat i bashkojnë gjithnjë e më shumë. Një prej tyre është tenisi. “Who” i ka fotografuar vajzat seksi teksa luajnë tenis, një sport që mesa duket është mjaft i preferuar prej tyre. Ato pak orë të lira pushimi në kryeqytetin shqiptar, Diellza Kolgeci ia ka rezervuar Albanës, duke biseduar, qeshur dhe luajtur tenis. Por bukuroshja kosovare ka avancuar pak në “duelin” e tyre, duke u shpallur në fund fituese e lojës; kjo edhe për shkak të eksperiencës më të gjatë në këtë sport. Kjo gjë nuk e ka mërzitur aspak Albanën, përkundrazi, e ka bërë të qeshë më shumë, duke i nxjerrë në pah ëmbëlsinë që e karakterizon.

3 2 1 4

Por teksa i shohim, nuk mund të mos flasim edhe për pamjen e tyre të jashtme. Të dyja janë femra që kujdesen shumë për ‘look’-un e tyre dhe këtë e vërtetojnë më së miri përmes veshjeve që kanë përzgjedhur, të cilat, siç shihen, janë sport dhe plot ngjyra. Nga ana tjetër, linjat e tyre trupore nuk kanë nevojë për koment… Të dyja janë në topformë. Një bravo për vajzat, që, megjithëse të ‘dobëta’ në linja, kujdesen që të kenë një shoqëri të ‘shëndoshë’.

6 9 8

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password