• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme

Dhurata Dora e rrethuar nga dhuratat e fansave: Emocion…

Dhurata Dora është një ndër këngëtaret më aktive ne tregun muzikor shqiptar. Kohët e fundit brenda disa muajsh ajo ka publikuar rreth 3 videoklipe që janë mirëpritur nga publiku. Për këtë arsye këngëtarja ka arritur të ketë një numër të madh fansash si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

E për t’i mbajtur ata sa më pranë vetes, ajo ka vendosur të organizojë një takim special me të gjithë ata që adhurojnë muzikën e saj. Këngëtarja ka publikuar ditën e sotme disa video dhe fotografi, në të cilat shihet shumë e emocionuar duke u takuar me gjithë fansat e saj. Dhurata madje ndihet e bekuar, sepse ajo ka marrë dhurata nga më të ndryshmet nga fansat. Madje në një letër të shkruar nga një nga adhuruesit e saj thuhet: “Dashuria jote që ke për ne më ka bërë që unë të çmendem pas teje”.

Pas takimit dhe shkrepjes së fotografive me fansat, këngëtarja ka organizuar edhe një koncert me disa nga këngët e saj më të pëlqyera. /revistawho.com