• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

‘Dhimbja do të jetë aty, nuk do të mësohesh kurrë’, Ardit Gjebrea flet për të ëmën

Në rubrikën e kësaj jave të “Një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, Arditi Gjebrea u bë dëshmitar i një surprize që një vajzë dhe e ëma i kishin dedikuar gjyshes. Teksa përqafoheshin, moderatori i njohur nuk përmbajti dot emocionet dhe u shpreh se kishte zili për atë përqafim, pasi jo të gjithë e kanë fatin të përqafojnë nënën e tyre.

Kujtojmë se e ëma e Arditit ndërroi jetë pak muaj më parë, por dhimbja për të nuk do të zhduket kurrë dhe moderatori nuk nguroi të flasë hapur për këtë fakt.

“Është e vështirë të mësohesh. Unë besoj se nuk mësohesh kurrë dhe dhimbja do të jetë aty. Por familja ime, bashkëshortja, vajza e djali, si dhe familja e madhe e së dielës ma lehtësojnë dhimbjen që kam, sepse unë nuk kam më në jetë as nënën e as babin”,-u shpreh ai më tej. Kujtojmë se lajmin e dhimbshëm Arditi e bëri të ditur me anë të një postimi në ‘Instagram’ dhe kjo është hera e parë që moderatori e ka prekur këtë temë në televizion./revistawho.com