• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Devis Xherahu: Miqësia me Dritan Hoxhën dhe takimi me Fatos Nanon në buzuqet në Greqi

Devis Xherahu, këngëtari i njohur i baladave dhe serenatave korçare, karrierën e tij e ka nisur si këngëtar në buzuqe në Greqi. Vite më parë ai hoqi dorë nga kjo punë, për të nisur karrierën si muzikant në vendin e tij. Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Panorama Plus’, Xherahu është kthyer vite pas dhe ka rrëfyer si është përshtatur në tregun muzikor shqiptar. Devisi ka thënë se në Greqi paguhej shumë, sepse muzika ‘live’ gjithmonë është vlerësuar, megjithatë për të më shumë ka rëndësi lartësia morale që e gjen në Shqipëri. Këngëtari ka folur edhe për miqësinë e tij të krijuar me personazhe të njohur shqiptarë gjatë kohës që ai këndonte në buzuk. Përpara pak kohësh ai ka publikuar një fotografi me Fatos Nanon, por ka thënë se me të është takuar vetëm njëherë.

Ndërsa miqësi të ngushtë ka pasur me themeluesin e ‘Top Media’, të ndjerin Dritan Hoxha.  “U njohëm në një nga buzukët ku unë performoja me Lefteris Pantazis. Kishte dëgjuar për mua dhe erdhi të më dëgjonte e që atëherë ai vinte shpesh në buzuqet ku unë performoja”, – ka thënë Devisi. Më tej ai ka shtuar se ndihet me fat që e ka takuar, sepse ai ka qenë mbështetja kryesore që krijoi kontaktet e para me publikun shqiptar. /revistawho.com