lefuture

DETAJET+FOTOT/ Festa private e Valdrin Sahitit, zbulohen të ftuarat që shkëlqyen sonte në darkën speciale

valdrin-sahiti

Dizenjatori i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti, ka bërë një ftesë publike për mikeshat e tij të cilat i kanë besuar daljet e tyre skenike, në një formë shumë ndryshe nga cfarë jemi mësuar t’i shikojmë. Çdo ftesë ka qenë e veçantë dhe e shkruar enkas për protagonisten. Këto ftesa iu dërguan femrave më të pushtetshme në Shqipëri, siç i cilësoi Sahiti, për t’i mbledhur ato në një darkë të rrallë pikërisht mbrëmjen e kësaj të diele. E siç pritej, sonte në ambientet e sallonit “Altar” në Tiranë, po mbahet një darkë shumë private për të prezantuar koleksionin më të ri të veshjeve të Valdrin Sahitit, quajtur “La Belle Epoque”. Siç shihet edhe nga fotot që kemi sjellë, gjithçka në këtë event ka qenë e mirë menduar duke nisur nga ftesat e deri tek suvenirët e personalizuar që i janë dhuruar çdo të ftuare. Në këtë event janë të ftuara nderi e po shijojnë darkën bashkë me sfilatën, disa femra që ne i njohim mirë. Elvana Gjata, Lori Hoxha, Armina Mevlani, Liberta Spahiu,Nora Istrefi, Tuna, Besa Kokëdhima, Dalina Buzi, Jonida Vokshi, Leonora Jakupi dhe Jerina Lalaj kanë shkëlqyer me veshjet gjithë klas. Fotot e postuara nga vajzat VIP, të dashura për ekranin dhe botën e modës, qartësojnë temën e eventit, i cila i përket Francës së viteve 1900.

15032343_10211219887472345_188976821_n

Picture 1 of 27

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password