lefuture

Detajet/ Kuba 9 ditë zi kombëtare, kur e ku do të varroset Fidel Kastro

kas

Kuba ka shpallur se do të mbajë 9 ditë zi për nder të Fidel Castros, i cili u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 90 ­vjeçare.Mediat e huaja raportojnë se Kastro do të varroset më 4 dhjetor në qytetin lindor të Santiagos, pas një ceremonie të dedikuar që do të mbahet po në varrezën e qytetit. Vendimi për vendin e prehjes erdhi pasi Castro u rrit pikërisht në atë vend, atje ndoqi shkollën. Aty shpalli gjithashtu edhe fitoren e revolucionit kuban nga një ballkon në bashkinë e Santiagos. Duke nga e hëna, në orën 09:00 paradite, do të ketë një memorial për publikun për t’i bërë nderimet në Memorialin një Martí José në Havanë. Memoriali do të zgjasë deri të martën në mesditë. Më pas të mërkurën, arkëmorti do të bëjë një turne nga Havana në Santiago, që do të përfundojë të shtunën, me 3 dhjetor. Në orën 19:00 të darkës atë ditë, do të ketë një tjetër tubim masiv në Plaza Antonio Maceo. Një ditë më pas, të dielën, 4 dhjetor, Kastro do të varroset në Cementerio Santa Ifigenia.

Kuba në Zi, festë në Maiami

Fidel Castro, ish­Presidenti dhe lideri i Revolucionit Komunist, ka vdekur në moshën 90­vjeçare, ka njoftuar vëllai i tij, Raul. Sipas BBC, e cila i referohet të vëllait të tij, presidentit Raul Castro, “Komandanti supreme i revolucionit kubanez ka vdekur në orën 22:29 min këtë mbërmje”. Mbërmë gjatë një pronocnimi në televizion natën vonë ai tha se Fidel Castro kishte vdekur dhe do të digjej sot, ndërkohë që vendi do të mbajë disa ditë zi kombëtare. Kur e mori pushtetin dhe Kubëne bëri shtet me një parti, Kastro u premtoi mbështetësve të tij ai u tha se po ia kthente Kubën, popullit, por u akuzua për diktaturë dhe shtypje të dhunshme të opozitës.

Festa në Miami

Qindra kubano­amerikanë kanë pushtuar rrugët e Miami me gota në duar e pankrata duke festuar vdekjen e diktatorit. Mëngjesin e sotëm, qindra vetë kanë pushtuar rrugët. Qindra njerëz dolën në rrugë në ngazëllim, pasi u njoftua se Castro kishte vdekur.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password