DETAJET/ Ja çfarë do të veshë Donald Trump ditën e inagurimit President


Në datën 20 janar vëmendja e gjithë botës do të kthehet nga Amerika. Atë ditë Donald Trump do të marrë zyrtarisht detyrën si Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Normalisht që detajet e ceremonisë kanë nisur të zbulohen pak nga pak në media. Më herët ne ju kemi njoftuar për emrat e politikanëve shqiptarë që janë ftuar të marrin pjesë. Ndërsa sot nga mediat italiane kemi mësuar se ç’do të veshë Trump në ditën më të rëndësishme të jetës së tij. Për këmishën ai i ka besuar duarve të një rrobaqepësi nga Puglia. Angelo Inglese u bë i njohur në të gjithë botën në vitin 2011 kur realizoi këmishën e Princit William, për ditën e dasmës. Ai do të shkojë edhe në Shtëpinë e Bardhë sepse një këmishë të rrobaqepësit italian do të veshë Trump ditën e inagurimit. Këmisha është realizuar me pambuk të bardhë, e gjitha e punuar me dorë./ revistawho.com

C_2_fotogallery_3008081_4_image

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password