Revista Who
TEST
Breaking News, Lajme

DETAJET/ Edhe Shqipëria ka një “Javë Mode”, ajo mbahet në New York!

Vitet e fundit të veshurit në Shqipëri ka evoluar shumë e sot kemi vajza e djem, që shkojnë përbri blogerëve të modës më të famshëm të botës. Gjithashtu kemi një listë të shkurtër po shumë cilësore stilistësh të talentuar që kanë krijuar “brand”-et e tyre, e kjo listë sa vjen e shtohet. Por pavarësisht këtyre arritjeve, në Tiranë ende nuk kemi një javë të mirfilltë mode. Ama kjo nuk do të thotë që s’e kemi fare! “Java e Modës Shqiptare” ekziston, mbahet çdo vit me sukses në kryeqendrën e botës, në New York.

12721943_1680239392226242_106949021_n

“Java e Modës Shqiptare” në New York është një event i modës shqiptare që ka për qëllim prezantimin e stilistëve shqiptarë kudo në botë, por edhe stilistëve të tjerë.

Java e Modës Shqiptare, për herë të parë u organizua në New York nga “Albanian Fashion Agency” e themeluar në vitin 2014.

Një vit më parë në këtë pasarelë të modës u prezantuan rreth 200 veshje, 15 modele shqiptare dhe të komuniteteve të ndryshme, jo shqiptare, të cilat me finesë, prezantuan për 4 orë krijimet më të bukura të stilistëve nga Shqipëria, Kosova, Amerika dhe atyre që jetojnë jashtë trojeve tona.

Beautiful woman in retro style
Beautiful woman in retro style

Edicionin e kaluar sfilata “Java e Modës Shqiptare”, u mbajt në galerinë e famshme të modës, “48th-Street Stage”, New York, në një prej lagjeve më të njohuara në këtë metropol për industrinë e modës, ku mbajnë sfilatat e tyre kompanitë me famë botërore të modës.

Pjesëmarrës ishin stilistët e njohur: Sara Shala, Tatjana Ljara, Valdrin Sahiti, Vjollca Llapashtica, Lexi Spaqi, Flora Krasniqi dhe  Bora Balaj.

12921013_1680239405559574_1022553376_n

Së shpejti ky event i rëndësishëm do të përsëritet. Eidicioni i sivjetshëm do të nisë me 24 deri me 27 mars. Organizatorët bëjnë me dije për “revistaëho.com” se deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen disa stilistë të njohur shqiptarë. Sigurisht në vijimësi ne do të zbulojmë edhe detaje të tjera për këtë event të rëndësishëm të modës./ revistawho.com

12957347_1680239398892908_1841921372_n