lefuture

Detajet e një prej martesave më të pritura të showbizit shqiptar

6ba5f4315bfd6e7c875b6b571754b33a

Orinda Huta është prej vitesh në lidhje me ish anëtarin e grupit “Produkt 28” dhe nëndrejtorin e përgjithshëm të Vizion Plus, Turjan Hyska. Prej një kohe të gjatë flitet për një martesë të tyre por këtë e ka zbuluar vetë Orinda. E ftuar në Prive, këngëtarja dhe prezantuesja i dha fund spekulimeve duke zbuluar datën e martesës e cila do të jetë 7 korrik 2017. Gjithashtu Orinda tha në intervistë se ka vendosur të veshë vetëm një fustan në dasëm dhe paralajmëroi se ajo do ndryshojë shumë me fustanin e nusërisë. “Një gjë është e sigurtë. Unë nuk do jem siç më keni parë më përpara” -tha Orinda. Këngëtarja dhe prezantuesja u shpreh se dasma e saj do jetë me tradita ‘tironse’.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password