close
Breaking NewsLajme

DETAJE+FOTOT/ “Umami”, Renato Mekolli inaguron restorantin e shumëpritur në Tiranë

image

“Umami”, restoranti i shumëpritur nga të gjithë mori jetë dje pasdite në Tiranë, ku revista Who ishte e pranishme me stafin e saj. Duhet të ishe prezent për të kuptuar se sa njerëz të apasionuar pas gastronimisë dhe talentit të Master Shef Renatos ishin prezentë. Ambjenti i arreduar me një shije neoklasike e që të krijonte një ndjenjë komoditeti do të mirëpresë të gjithë ata që duan të shijojnë gatime të veçanta. Fjalën e hapjes e mbajti një personazh gjithaq i njohur e i dashur për publikun, prezantuesja Oriela Nebiaj, e njohur edhe si zëdhënëse e Partisë Demokratike. Ajo është bashkëpunëtorja e ngushtë e Renato Mekollit dhe duhej pikërisht miqësia e tyre e mirë që të ishte ky rezultat. “Kuzhina e zbuluar” me një ndriçim prej një teatri të vërtetë, ishte “qershia mbi tortë”. E konceptuar si një skenë dhe e vendosur në qendër të restorantit, Renato dhe stafi i tij do të pikturojnë “live” pjatat e mrekullueshme për klientët. Personazhe të mirënjohur të fushës së artit, politikës e sportiti kishin nderuar me prezencën e tyre eventin e inagurimit. Tek të gjithë lexohej kurioziteti që fshihej pas perderve të kuzhinës deri në momentin që ato u ngritën dhe përmes tyre u shfaqën shef Renato dhe stafi i tij në aksion e sipër. Duartrokitjet vijuan natyrshëm dhe “show” filloi…

image
image
image

 

Tags : inagurimRenato Mekollirestorantumami
loading...