Nuk mund të mungonin për Shën Valentinin surprizat për Emina Cunmulajn, nga bashkëshorti i saj romantik i cili e surprizon gjithmonë. Këtë herë ai kishte mbushur shtëpinë me trëndafila të kuq dhe me qirinj. Emina postoi disa video nga momenti i surprizës duke shkruar se bashkëshorti i saj di të bëjë më të mirën. Modelja mori edhe dy dhurata, përkatësisht një varëse dhe një palë vëthë diamanti. E atëherë kur çifti u bë gati të dalë, Eminës iu desh të linte gjithçka dhe t’i përkushtohej vajzës pasi ajo kishte kohën e dushit. “Mamatë më kuptojnë shumë mirë”, -thotë Emina në video. Më pas ajo dhe bashkëshorti, Sam darkuan në një restorant./revistawho.com