close
Breaking NewsLajme

Deputetja e PS-së rrëfim jashtë politikës: Si ndryshoi jeta ime pasi linda vajzën, kolegët më ndihmuan

olta-xhacka-dhe-artan-gaci-629×360

Deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhaçka, ka folur për jetën e saj jashtë politikës duke ndarë me lexuesit detaje nga mëmësia. Ajo ka rrëfyer për shtatzëninë dhe kohën që i kushton sot të bijës dhe punës, në një intervistë për revistën “Madame Mapo”. E martuar me deputetin e të njëjtit grup parlamentar, Artan Gaçi, Olta tregon se Hana ka lindur në shkurt të vitit 2015, dhe u bë bekimi i saj më i madh. Ajo ka rrëfyer në intervistën e gjatë, sesi ka arritur në këto vite të bashkërendojë përkujdesjen për të bijën me detyrimet politike. “Lindja e Hanës ka qenë bekimi më i madh që kam pasur. Një dashuri e llojit që rritet çdo ditë aq sa duket sikur do të të plasë zemra. Çdo nënë e di për çfarë e kam fjalën. Dhe asgjë kaq e bukur nuk vjen pa vështirësitë e veta. I quajnë dhimbjet e rritjes. Nuk mendoj se privilegji i lindjes së një jete duhet të jetë pengesë për këdo që ka një karrierë impenjative. Sigurisht, kjo kërkon ndihmë dhe një prioritizim shumë të mirë të kohës. Unë kam pasur një shtatzëni shumë të mbarë, që nuk më shkëputi asnjë ditë nga punët e mia. Pas lindjes kam pasur shumë mirëkuptim nga kolegët e mi, të cilët kanë mbuluar një pjesë të aktivitetit tim e më pas kam pasur shumë ndihmë nga familja për t’u kujdesur për time bijë kur unë nuk isha. Megjithatë jam munduar të ruaj një ekuilibër të shëndetshëm dhe një marrëdhënie aktive me Hanën dhe mendoj se deri tani ia kam dalë”.

Tags : olta xhacka me vajzen
loading...