Ministri i Drejtësisë dhe numri dy i LSI-së, Petrit Vasili ka dhënë sot një lajm të mirë lidhur me gjendjen shëndetësore të deputetit të partisë së tij, Gjovalin Kadeli.
“Lajme shumë të mira për shëndetin e mikut tim, Gjovalin Kadeli. Jam pafund i lumtur për të”, shkruan Petrit Vasili në Facebook.
Deputeti Kadeli u dërgua për mjekim në Itali pas problemeve shëndetësore, shkruan sot “Panorama”. Vetë vëllai i tij duke folur pas lajmeve për shëndetin e tij theksoi se “Vërtet ai ka një problem me shëndetin e tij por jo në gjendje kritike”.