close
Breaking NewsLajme

Dënohet me burg gruaja e futbollistit të njohur, mashtronte me agjencinë turistike

fortuzi-me-gruan-433×300

Gjykata e Tiranës ka dënuar në me 3 vjet e gjysmë burg bashkëshorten e ish-futbollistit të njohur të Kombëtares dhe ekipit të Tiranës, Indrit Fortuzi. Junida Fortuzi është e akuzuar për mashtrim me agjencinë e saj turistike “Just Travel”. Kallëzimi ndaj Fortuzit është bërë nga nj 20-vjeçar në vitin 2015, i cili kishte deklaruar që Junida i kishte shitur 4 bileta avioni me një çmim prej 1200 euro, të cilat më vonë i kishin rezultuar të pavlefshme.

Në vendimin e gjykatës theksohet: 1.Deklarimin fajtore të të pandehurës Junida Fortuzi për kryerjen e vepres penale te “Mashtrimit” më shumë se një herë, dhe në baze të nenit 143/2 të K.Penal denimin e tij me 3 (katër) vjet e 6 (gjashte) muaj burgim. 2.Pushimin e gjykimit për të pandehurën Junida Fortuzi e akuzar për kryerjen e vepres penale te “Mashtrimit me pasoja të rënda” e parashikuar nga neni 143/2 të K.Penal, pasi ndjekja penale për këtë vepër nuk duhet të kishte filluar. Por para se të bëhej denoncimi, ish-futbollisti, bashkë me familjen e kishte lënë Shqipërinë dhe shkak për largimin e tij u përfol se ai kishte humbur shuma të mëdha parash me lojërat e fatit. Miq të afërt të futbollistit treguan se Fortuzi kishte marrë gjithashtu shumë para borxh. Por Indrit Fortuzi nuk njihet vetëm për pjesëmarrjen e tij në fushat e blerta pasi ai u bë –pjesë e politikës, ku katër vite ka drejtuar një minibashki në kryeqytetin shqiptar, por ka qenë edhe kandidat për deputet në listat e PD-së. Por mashtrimi ndaj 20-vjeçarit nuk është rasti i vetëm i padisë ndaj biznesit të familjes Fortuzi. Bëhet fjalë për shtetasin A.S. , 47 vjeç, i cili kishte blerë një biletë udhëtimi për në Itali nga agjencia “Just Travel” për 175 euro. Por sapo u paraqit në aeroportin e Rinasit, sistemi zbuloi se bileta e tij nuk ekziston dhe ishte mashtrim./JOQ

Tags : gruaIndrit Fortuzimashtrim
loading...