Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore ka bashkëpunuar me Florida Georgia Line për këngën “Meant to Be”.“The Way i Are” ishte kënga e fundit e saj e publikuar para katër muajsh. Bebe Rexha është nga Dibra por jeton e zhvillon karrierën jashtë vendit. Sot renditet në majat e top listave por pavarësisht famës dhe suksesit ajo nuk lë rast pa pëmendur origjinën e saj. Madje në videoklip, nuancat e përzgjedhura nga artistja janë e kuqja dhe e zeza. Nuk dihet nëse kjo është rastësi apo ajo ka dashur të gëzojë ndjekësit shqiptarë me ngjyrat e flamurit./ revistawho.com