Moderatorja e “Jo vetëm modë”, Floriana Garo në këtë atmosferë festive ka shfaqur ndjeshmërinë e saj për fëmijët në nevojë. Ajo është tashmë pjesë e klanit të bamirësisë së bashku me deputeten e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau dhe reperin e famshëm Rigels Rajku. Në një intervistë për gazetën “Panorama” Floriana rrëfen se realiteti i dhimbshëm që ka prekur po e inspiron të marrë një vendim të rëndësishëm në jetën e saj, pikërisht të adoptojë një fëmijë. “Më ka shkuar në mendje disa herë të birësoj një fëmijë. Nëse do të arrij të krijoj kushtet për një familje të ngrohtë, me gjithë zemër do ta adoptoja një fëmijë, qoftë djalë apo vajzë.