Debaton me komentuesin, aktori i “Portokalli”: S’kam nevojë t’i bëj fresk partive, më jep ‘Top Channel’ 4 milionë lekë


Pas aksidentit të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbën jetën 4 persona, ka reaguar edhe aktori Rezart Veleshnja, prej vitesh pjesë e “Portokalli”. Përmes një statusi në llogarinë e tij të FB, ai ka kritikuar mungesën e standardeve në rrugët shqiptare dhe ka akuzuar politikanët për korrupsion.  “Rruga më kryesore që lidh Tiranën me jugun është autostrada ose më saktë rrugica Tiranë-Durrës pa pikën e dritave që në kohën kur e bëri Pandel Majko! Paguaj taksa sa të duash nga 400 mijë lekë në vit për makinat edhe rrugët tona s’kanë as standardin më minimal sa ajo e Maqedonisë! Gjoba nga 200 mijë për rripin, gjoba për pije deri në burgim e rrugët janë po njësoj! Mjerë ne që patëm këtë fat! Pse o Zot na le në mëshirë të fatit me këtë lloj politike të korruptuar dhe dembele që nuk i dhemb fare për këtë popull!”, shkruante aktori. Më tej gjatë debatit me një komentues për sulmin e bërë ndaj politkës, Veleshnja ka zbuluar një detaj sa i takon profesionit të tij. Në debat e sipër ai ka treguar se nuk ka nevojë t’i bëjë “fresk” asnjë partie, pasi “Top Channel” e paguan 4 milionë lekë, një shifër e lakmueshme krahasuar me standardin e pagave në Shqipëri.

14694684_1459943980689405_1544944345_n

14699788_1459944000689403_1657761744_n

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password