close
Breaking NewsLajme

Debat mes Fotinisë dhe Donës, kjo e fundit ankohet tek lideri

fotini-dona-banjo-970×400

Janë jo të pakta rastet kur Dona dhe Fotinia kanë debatuar, por nuk ka ndodhur më parë që të kenë debatuar në tualet.

Fotinia e shkon pas Donës në tualet dhe i thotë se “Jo për gjë, por na bën edhe moral”, ndërsa Dona përpiqet ta mbyllë bisedën duke i thënë “Aman o Fotini se s’kam nerva”.

Por Fotinia duket se është karikuar shumë dhe nuk ka ndërmend që ta lërë të qetë. “Je lodhur shumë në fakt, ha, pi, fli. Për mua fli 24 orë në 24 për mua është më mirë. Inteligjenca jote më habit”, i thotë ajo.

Ndërsa Dona i përgjigjet se nuk është e nevojshme që ajo ta përdorë kundër saj.

Pas debatit me Fotininë në banjo, Dona ka shkuar tek Marjusi dhe i ka treguar të gjithë debatin që ka ndodhur mes tyre.

Ajo e sqaron se gjithçka ka nisur për vendin ku ajo po lante rrobat me dorë, pasi Fotinia i kërkoi t’ia lironte me pretendimi se ai është lavamani që ajo përdor gjithmonë.

“Mi kapi rrobat mi hodhi kështu ngaqë unë isha la dhe i kisha lënë aty. Të isha jashtë do e kisha shkul nga flokët”, shprehet Dona.
Por Marjusi përpiqet që ta qetësojë duke i thënë se nuk ia vlen që të merresh me femra të tilla.

Tags : big brother 9
loading...