lefuture

De Biasi: Nuk jemi të kënaqur me vendin e tretë

41_1478892166-1767698

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, thotë se vendi i tretë nuk e kënaq atë dhe se dëshiron vetëm fitore të shtunën kundër Izraelit.

Shqipëria aktualisht gjendet në pozitën e tretë me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Izraeli që gjendet në pozitën e katërt, transmeton Gazeta Express.

“Jam i kënaqur që lojtarët nuk mjaftohen vetëm me vendin e tretë, as unë nuk jam i kënaqur. Kam thënë që në këtë grup, logjika të thotë se kemi mundësi për vendin e tretë, duke parë vlerën teknike të kundërshtarëve, por nuk do të thotë që më kënaq ky pozicionim, sepse ne do të kërkojmë gjithmonë më tepër. Jam me logjikën e asaj që duhet të bëjmë në fushë dhe jo të fjalëve”, deklaroi De Biasi.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password