David Beckham e nis vitin 2017 me një sherr, ja për çfarë bëhet fjalë

untitled-10

David Beckham e ka nisur vitin 2017 me një sherr me Ron Dennis në një resort luksoz në Maldiv pasi drejtuesi i “Formula 1” ka deklaruar: “Kam paguar më shumë para”.

Ish-kapiteni përflitet se i është drejtuar ashpër Dennis për shkak të komenteve negative që ka bërë pasi ka zënë vendet e rezervuara të familjes Beckham dhe të familjes së Gordon Ramsey në festën e Vitit të Ri.

Sipas burimeve, Dennis pasi ka përfunduar së darkuari, është ulur në tavolinën e rezervuar të Beckhams për të parë festimet e Vitit të Ri. Një anëtar i grupit të Beckhams i ka kërkuar Dennis të largohet pasi ishin të rezervuar por ky i fundit ka shpërthyer duke thënë se ai kishte paguar shumë para dhe meritonte të ulej aty.

Mënyra e keqe e sjelljes se Dennis ka bërë që Beckham të përballej me të duke diskutuar ashpër. Pavarësisht zënkës, ditën e nesërme Ron raportohet t’i ketë kërkuar falje David për sjelljen e keqe./topalbaniaradio

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password