Dasma miliardere, nga pistoleta dalin vetëm para (VIDEO)


Një video në të cilën dallohen shuma të mëdha parash, të cilat nuk hidhen, por “qëllohen” në ajër në një dasmë në Nigeri, ka bërë xhiron e botës. Pamjet tregojnë se të ftuarit janë duke shkelur mbi sasi të madhe kartëmonedhash, të cilat thuhen se janë hedhur nga manjati i naftës dhe miliarderi Ayiri Emami. Por ndryshe nga dasmat e tjera ku “leku derdhet lum”, Emami ka sjellë edhe një risi, një pistoletë floriri, me të cilën gjuan paratë. Në video dallohet biznesmeni që “qëllon” i pari dhe më pas ia jep “armën” e florinjtë djalit të tij që të vijojë të njëjtin ritual, shkruan Daily Mail.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password