close
Breaking NewsLajme

“Dashuria për fëmijën nuk matet me një foto që poston”! Majk reagon për herë të parë pas lindjes së djalit

majl

Vazhdon diskutohet pambarimisht fakti që reperi nga Kosova Majk është bërë prind për herë të parë, por ka mohuar fëmijenë e tij. Ditën e djeshme ish- e dashura Majlinda Zeka me të cilën këngëtari pati një lidhje dashurie të shkurtër, solli në jetë një djalë. Vogëlushi i pagëzuar me emrin Roan, sipas pretendimeve të Majlindës, është fëmija i saj dhe i Majk. Përgjatë gjithë kësaj kohe reperi ka zgjedhur të heshtë lidhur me këtë histori. Mirëpo komenti i një fansi i cili e mbronte, e bëri që të reagojë. Majk ka shpërndarë në Instastory pikërisht këtë koment, duke shënuar një falenderim.
“Dashuria për fëmijën nuk matet me një foto që poston”, ka shkruar ndër të tjera komentuesi i cili i kërkon njerëzve të mos gjykojnë e ofendojnë por të shohin punën e tyre. Në fund ai e ka uruar Majk për lindjen e djalit./ revistawho.com

loading...