• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Vetëm në WHO

“Dashuria nuk njeh moshë”, të famshmet që u bënë nëna në moshë të vogël

Të jesh një person i njohur dhe nënë në të njëjtën kohë është shumë e vështirë. Megjithatë për VIP-at shqiptarë ja kanë dalë në mënyrë të përkryer. Janë kujdesur për fëmijët, madje në një moshë shumë të re, por kurrë nuk kanë lënë pas dore karrierën e tyre.

Albërie Hadërgjonaj

Albërie Hadërgjonaj është martuar në moshën 15 vjeçare dhe ka lindur fëmijën e saj të parë kur ishte vetëm 16 vjeç. Historia e dashurisë së saj ishte e mbushur me peripeci, por fatkeqësisht nuk arriti të rezistonte duke shkuar kështu drejt ndarjes.

Eli Fara

U martua në një moshë shumë të re dhe shumë pak pas martesës solli në jetë një vajzë, Marinën. Martesa nuk zgjati shumë. Eli Fara vendosi të mos martohej më dhe ti dedikohej e gjitha karrierës së saj dhe vajzës.

Adrola Dushi

Pas një lidhje të gjatë dashurore Adrola solli në jetë djalin e saj Troin dhe pas kësaj kurorëzoi dashurinë në martesë. Nuk zgjati shumë dhe i dha fund martesës, por ka treguar që ka ende një marrëdhënie shumë të mirë me ish-bashkëshortin e saj.

Suzana Mushkolaj

Mamaja e Argjentina Ramosaj dhe një moderatore shumë e njohur në Kosovë, sërisht me një histori dashurie në moshë të vogël. Ishte e martuar me vëllain e Albërie Hadërgjonaj , por martesa përfundoi në divorc./revistawho.com

CLOSE
CLOSE