• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Dashuri dhe sakrifica, bashkëshorti i sëmurë falenderon mes lotësh shoqen e jetës dhe jep mesazhin: Mos dhunoni gratë

Sot në programin “Dua të të bëj të lumtur” u bëmë dëshmitarë të një historie tepër të bukur, plot dashuri dhe sakrifica. Histori të tilla i kemi lexuar vetëm në libra, por Zeqiri dhe Shpresa na treguan që pavarësisht vështirësive dhe provave që kalon një dashuri kur dy njerëz duhen ajo triumfon.

Historia e tyre kishte nisur kur Zeqiri punonte si shofer dhe kishte shkuar në fshatin Podgorie në Korçë ku kishte njohur Shpresën. Në vitin 1975 ata ishin martuar dhe lumturia e tyre ishte plotësuar akoma dhe më shumë me ardhjen në jetë të 6 fëmijëve.

Ai kishte vazhuar të punonte si shofer ndërsa Shpresa punonte si llogaritare.

12 vite më vonë jeta e tyre mori një rrjedhë tjetër. Një ditë makina e Zeqirit pëson një defekt dhe ai ishte përpjekur ta rregullonte, por fatkeqësisht rimorkio i kishte rënë përsipër duke i zënë këmbët. Zeqiri shpëtoi, por atij iu desh që pjesën tjetër të jetës ta kalonte i ulur në një karrige me rrota.

E gjithë përgjegjësia kishte rënë mbi Shpresën, e cila jo vetëm duhej të rriste 6 fëmijë, por edhe të përkujdesej për bashkëshortin e saj.

Zeqiri për t’i kërkuar Shpresës falje dhe për t’i shprehur gjithë dashurinë, mirënjohjen që ka për të, zgjodhi programin “Dua të të bëj të lumtur”. Ai i kërkoi falje për mënyrën se si ishte sjellë me të dhe e falenderoi për kurajon që Shpresa i kishte dhënë gjatë gjithë jetës dhe që vazhdonte t’i jepte në sfidën më të re që jeta i ka vënë përpara Zeqirit, luftën kundër tumorit.

Ai jo vetëm kërkoi falje dhe falenderoi Shpresën, por gjithashtu dha një mesazh për të gjithë. Zeqiri u shpreh: “Ne duhet të jemi njerëz në çdo moment dhe meshkujt kurrë nuk duhet të ngrenë dorë mbi një femër”.

CLOSE
CLOSE