Dje dita nisi gëzueshëm për fansat e shumë të fituesve të “Big Brother” Danjel e Fotini, me lajmin se çifti presin fëmijën e parë. Një foto e të dyve, ku përkëdhelnin barkun e biondes gjirokastrite me shënimin “Familja…” na bëri të gjithëve të besojmë se pritja e ëmbël kishte nisur. Ndonëse çifti më herët shpesh ka sqaruar se nuk kanë plane për fëmijë kaq shpejt, menduam në një surprizë të bukur të fatit. Por e vërteta është krejt tjetër. “Në barkun e Fotinisë ka një hamburger”… Dyshja publikuan një foto të dytë për të na treguar se s’ka shtatzëni por se Fotinia ha shumë e është shëndoshur./ revistawho.com