“Pse erdhe ti këtu?” ishte pyetja e Ermalit për Damianon, si për t’i dhënë përgjigje të gjithë publikut që kishte bërë të njëjtën pyetje gjatë gjithë ditës. Ajo që gjatë kësaj të shtune u bë tema e ditës mori një përgjigje tjetër këtë mbrëmje: “Erdha për të të takuar ty…” – ishte batuta e menjëhershme e Damianos pas pyetjes së parë të Ermalit “Pse erdhe në emisionin tim?” Dhe pas kësaj, Ermali i “drejtohet” Arbanës duke i thënë: “Mos më shaj Arbana, jam thjeshtë mikpritës…”
Po cili ishte qëllimi i vërtetë i kësaj vizite në “Xing me Ermalin?” Damiano, pa e përmendur asnjëherë emrin “Big Brother”, por vetëm shtëpi, tha arsyen e vërtetë të largimit prej andej: “Isha i padëshirueshëm. Ika vet, fluturova…” dhe pasi Ermali këmbëngul me pyetjen “A nuk të nxorën ty?”, ai pohon: “Po, u përjashtova… “, por nuk heziton të japë edhe një sinjal tjetër: “Ti do të flas unë dhe të më thonë këta ‘kujdes mikrofonin?’, si për t’ua vërtetuar të gjithëve se në Big Brother ka “drejtues” që të këshillojnë për veprimet.
Pasi pranoi se, nëse do të ishte brenda, ai mund të ishte fituesi i këtij edicioni, Damiano tha se: “Shtëpia vazhdon të jetojë, por unë jam fitues, sepse fitova atë që doja, fitova publikun dhe kjo ka më shumë rëndësi për mua.”
Më tej, Ermali e pyeti Damianon edhe për fotot dhe videot që e nxorën zbuluar dhe çuan deri në largimin e Damianos nga shtëpia, por ish-banori i Big Brother tha se “nuk ka bërë asnjë fushatë dhe asnjë strategji para se të hyjë në shtëpi: “Nuk ka pasur asnjë fushatë, strategjia ishte në shtëpi, unë bëra lojën time të vërtetë.”
Burimi: revistaclass.al