Damiano, teksa është shtrirë së bashku me Armelën, it regon kësaj të fundit për historitë e tij në emigracion.
“Nuk e kisha fare idenë e Europës, vetëm sa kisha mësuar nga gjeografia kur jam nisur në emigrim. Gjithmonë ecja me idenë e hartës së Europës me atë që më kishte mësuar profesori i Gjeografisë. Nga Zvicra në Gjermani keni shkuar me tren dhe qëndronin më pjesën ku vendoseshin valixhet për të mos prerë biletë. Në Gjermani kemi qëndruar rreth 2 javë, ku ishte një acar i vërtetë. Një shoku im u sëmur dhe u bë keq. Më kërkoi të kthemi, por i thash që për mua kjo ishte një mundësi jete dhe vazhdova”, tregon Damiano.
Ai më pas tregon për vështirësitë e mëdha që ka kaluar në Danimarkë, por edhe në Suedi, ku i është dashur të vjedhë sanduiç për t’u ushqyer.
“Në Danimarkë për t’u ushqyer shkoja në supermarket dhe vidhja sanduiçë. Ndërkohë mbaja një çantë shpine me 3-4 palë rroba dhe lahesha në banjot e lokaleve, laja dhe rrobat aty. Pasi kalova në Suedi më kapën duke vjedhur sanduiç. Atëherë isha 17-vjeç dhe më dërgojnë në një shkollë riedukimi, ku mësova dhe gjuhën suedeze dhe nëse e mësoje atë që kohës që qëndroje aty të mbanin dhe nëse jo të ktheni nga vendi ku ishe futur. Unë arrita ta mësoja dhe më mbajtën në Suedi dhe më siguruar punë dhe shtëpi”, tregon Damiano./ BB