close
Breaking NewsLajme

Damiano-Armelës dhe Donjetës: Boll përfituat në kurrizin tim!

Screenshot_5

Damiano, Armela dhe Donjeta kanë qenë në vëmendjen e mediave këto dy ditë për shkak të sherrit mes tyre i cili duket se nuk ka përfundim. Sapo pajtohen, ndahen prapë. E nëse u duk se u shua inati mes Armelës dhe Donjetës kur kjo e fundit i kërkoi falje, është Damiano këtë herë që me anë të një postimi i ironizon të dyja. “Po mundohen të më shkelin dy persona që deri dje e dini vetë se çfarë kanë shprehur kundrejt njëra tjetrës. Sa për tradhëtinë po ju dëgjoj, por asnjë përgjigje më, asnjë vëmendje. Boll përfituat në kurrizin tim”, -shkruan Damiano. Kujtojmë se Armela në një video live në Instagram ditën e sotme tha se i dha fund me Damianon dhe janë ndarë përfundimisht. Mesa duket kjo deklaratë e saj ka bërë që Damiano të shpërthejë me këtë postim kundër tyre./revistawho.com

Tags : armeladamianodonjeta
loading...