Prestigjozja Daily Mail i ka kushtuar një artikull dasmës mbretërore të Princ Leka 2 dhe aktores, Elia Zaharia. Në të thuhet se Shqipëria organizoi dasmën e dytë mbretërore, pas Ahmet Zogut të parë dhe Mbretëreshës, Geraldinë. “Princ Leka 2 i tha “po” të dashurës shumëvjecare Elia Zaharia, me të cilën u fejua në vitin 2010 në Paris, por vetëm pak kohë më parë filluan organizmet e një ceremonie të tillë madhështore”, shkruhet në artikull. Në dasëm ishin të pranishëm 20 familje mbretërore dhe mbi 100 aristokratë nga e gjithë bota mes të cilëve edhe princ Micheal i Kent, kushëriri i parë i Mbretëreshës, Elizabet.
Sipas Daily Mail, Princ Leka 2 ka lindur në Afrikën e Jugut dhe është kthyer në Shqipëri në moshën 20 vjeç. Ai ka punuar në Presidencë dhe në Ministrinë e Jashtme. Ndërkohë Elia Zaharia ka lindur në Tiranë, rrjedh nga familje artistësh dhe ka studiuar në Akademinë e Arteve për aktrim. Ajo është njohur në Paris me Princ Lekën ku ka vazhduar studimet në universitetin Bordeux.