Këngëtarja Dafina Zeqiri është bërë pjesë e një projekti muzikor, por këtë herë jo si këngëtare. Dafina shfaqet si personazhi kryesor në videoklipin e këngëtarit French Montana. Këtë gjë e ka bërë vetë të ditur këngëtarja me anë të një postimi në ‘Instagram’. Ajo ka shkruajtur se ndihet shumë e nderuar që është pjesë e një projekti kaq të bukur. Por kjo nuk është hera e parë që dy këngëtarët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, sepse më parë French Montana është shfaqur në videoklipin e këngës “Four Seasons” të Dafina Zeqirit.