“Unë asnjëherë nuk i kam parë kolegët e mi si konkurrentë dhe nuk kam pasur asnjëherë xhelozi ndaj tyre, gjithmonë kam menduar se jemi të gjithë të veçantë në mënyra tona, kam kolege që më flasin por kam edhe kolege që nuk më flasin. Këto gjëra janë normale në shoubiz por unë jam ‘cool’ me të gjithë dhe iu uroj gjithmonë sukses të gjithëve.
Duhet me qenë të lumtur me vetveten dhe punën që e bëjmë pastaj me e nda këtë dashuri që e kemi për muzikën dhe t’i mbështesim të tjerët.
Elvana është artiste e kompletuar dhe i dëshiroj sukses në tregun ndërkombëtar, ashtu siç i kam uruar Rita Orës, Era Istrefit dhe Dua Lipës.”
Pas një kohe të gjatë Dafina Zeqiri ka pranuar që të flasë në media për punën e saj dhe raportin me kolegët. Në këtë prononcim për portalin “lajmi.net”, Zeqiri tregon pozitivitet duke shprehur vlerësim për të gjithë e madje duke i uruar edhe suksese. Ndonëse është përfolur jo pak herë për rivalitetin me kolegen Elvana Gjata, e cila njësoj si Duffy po tenton të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare, këngëtarja mohon të ketë xhelozi./ revistawho.com