Ditën e sotme Kanye West i cili po kalon një periudhë jo të mirë emocionale, i ka çuditur të gjithë me pamjen e tij. Bashkëshorti i Kim Kardashian është fotografuar jashtë një teatri në Los Angeles me një ngjyrë, ose më saktë me tri ngjyra mbi kokë. Ai i ka dhënë një “dorë bojë” rozë kokës, ndërsa vende vende i duken të verdha e diku të bardha. Këto janë daljet e para në Kanye në publik, pas daljes së tij nga spitali ku u shtrua disa ditë për probleme mendore.