Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo shumë shpejtë pritet të bëhet baba i dy djemve binjakëve, pasi raportohet se ka paguar sërish një nënë sorrogate për t’ia lindur. Kjo është e njëjta histori sikurse me Cristiano Juniro, për të cilin thuhet se pagoi 10 milionë paund një nënë sorrogate, emri i të cilës nuk u bë kurrë i ditur. Sipas The Sun, familja e Ronaldos mezi është duke pritur dy bebet e reja, të cilat pritet që shumë shpejtë të vijnë në jetë. Për këtë kishte vendosur vetë Ronaldo, i cili beson se është koha e duhur që Cristiano Jr. të ketë vëllezër më të vegjël. Kujtojmë se Ronaldo është në lidhje me modelen Georgina Rodriguez.