close
Breaking NewsLajme

Çmendet moti, Lezha nën ujë dhe pa energji elektrike

screenshot_20161016-094424

Reshjet e dendura të natës së mbrëmshme kanë shkaktuar sërish përmbytje në qarkun problematik të Lezhës. Mësohet se disa lagje në këtë qytet janë zgjuar nën ujë, ndërsa shumë biznese të kateve të para janë dëmtuar si pasojë e përmbytjeve.

Probleme raportohen në lagjen ‘Gurra’, ku si pasojë e përmbytjeve mungon edhe energjia elektrike. Pak ditë më parë, në këtë qark si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, një 48­-vjeçar në Laç humbi jetën, ndërsa ka patur dëme materiale në banesa, bagëti dhe prodhime bujqësore.

Tags : LezheMotishi
loading...