close
Breaking NewsLajme

Clinton: Trump më merrte frymën

14764550091410_clinton-talk-show_15_2

Intervistën e parë që prej debatit të dytë televiziv me Donald Trumpin, Hillary Clinton e dha për moderatoren Ellen DeGeneres. “M’u duk sikur Trumpi po më zinte frymën në skenë”, tha kandidatja demokrate.

“Ishte e qartë se kundërshtari im po përpiqej të dominonte të gjithë hapësirën deri tek vendi ku ishte ulur publiku. Mund të ndjeje tek ai zemërimin që buronte nga publikimi i videos dhe çdo gjë tjetër e dalë nga “Acces Hollyëood”. M’u duk sikur po më ndiqte rreth e rrotull skenës. E ndjeja praninë e tij prapa meje e mendova: kjo është e bezdisshme” U përpoqa të mos humbisja përqendrimin”, tha ajo..

Republikani mohon t’i jetë ngjitur në këtë mënyrë rivales së tij.

“Unë rri në podium pranë karriges time. Ajo çohet dhe ecën mespërmes e ndalon ngjitur me mua, dhe ditën tjetër lexoj në gazetë se “Trumpi pushtoi hapësirën e Hillary-t”. Besomëni, hapësira e saj është e fundit që do të më shkonte nëpër mend të pushtoja”, tha manjati amerikan.

Pas videos denigruese për gratë, Trump ka pësuar rënie të ndjeshme në sondazhe. Skandali i fundit paraqitet shumë më shqetësues për kandidatin republikan se çdo polemikë tjetër që ka ngjallur deri më tani.

Tags : clintontrump
loading...