Clinton flet pas humbjes: U ofrova të bashkëpunoj me Trump, për Amerikën


Kandidatja demokrate Hillary Clinton ka folur për herë të parë, pas humbjes në garën për President të SHBA.

Ish-sekretarja amerikane tha para mbështetësve, se ka uruar rivalin e saj republikan.

“Dje e urova Donald Trump dhe u ofrova te punoj me të për vendin tonë dhe shpresoj të jetë i suksesshëm. Më vjen keq që nuk i fituan këto zgjedhje për vlerat që ndamë, por ndjej krenari dhe mirënjohje. Ju prezantoni më të mirën e Amerikës dhe të qenit kandidatja juaj ka qenë pjesa më e mirë e jetës time. E di sa të zhgënjyer ndiheni dhe unë kështu ndihem sepse shume amerikane investuan ëndrrat dhe kjo është e dhimbshme dhe kështu do mbesë për një kohë të gjatë.”

Clinton iu bëri thirrje mbështetësve të sajë që jo vetëm të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve por edhe të gëzohen.

“Duhet t’i mbrojmë këto vlera”, theksoi kandidatja demokrate.

Duhet t’u gëzohemi kalimit të pushteti paqësisht. Duhet ta pranojmë rezultatin dhe të shohim në të ardhmen. Ditë më të mira do vijnë le të mos e humbasim besimin në zemrat tona.

Për Michelle dhe Barack Obama… Vendi ynë ju është në borxh për lidershipin tuaj të mrekullueshëm. Do të thotë shumë për të gjithë ne.
Do u jem gjithmonë mirënjohëse njerëzve të talentuar në Bruklin.

Ju vutë zemrat tuaja në këtë fushatë. Dua të dini se keni qenë pjesa e fushatës që çdokush do kishte dëshiruar ta kishte patur.
Për miliona vullnetarët që trokitën në dyer, në Facebook, te jeni të sigurt se zërat tuaj janë dëgjuar.
Për të gjithë ata që kontribuuan, faleminderit!

Kam kaluar një jetë duke luftuar, kam fituar dhe kam humbur, disa humbje kanë qenë shumë të dhimbshme. Të gjithë do i kalojmë një herë dhe kjo ishte hera e parë. Mos ndaloni së besuari sepse ia vlen.

Duhet të luftoni. Për vajzat e reja që besuan tek mua dhe tek kjo fushatë, jam krenare që kam qenë kampionia juaj.

Mos dyshoni kurrë… Ju vleni dhe duhet të përpiqeni të arrini ëndrrat tuaja./tvklan.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password