Jemi mësuar ta shohim gjithmonë të kuruar dhe me flokë perfekte. Por në foton e postuar nga këngëtarja në Instagram, shihet një Çiljeta krejt tjetër, një Çiljeta 15 vjeçare me ëndrrën për t’u kurorëzuar “Miss”. Mbase disa prej jush nuk e mbajnë mend sepse këngëtarja në atë kohë nuk kishte famën që ka tani, por Çiljeta ka konkurruar në “Miss Shqipëria” në vitin 2000. “Flokët e palyera, vetullat e pa hequra dhe unë vetëm 15 vjeç”, -shkruan këngëtarja në krah të fotos. Edhe pse nuk fitoi çmimin e parë në “Miss Shqipëria”, Çiljeta ka fituar çmimin “Miss Kinemaja”./revistawho.com