Çifti më i ri në Hollywood, Jennifer Lopez dhe Drake

1482574867drakejlo-640x358-550x308

Festat e fundvitit duket se i kanë dhuruar një tjetër “toy boy” Jennifer Lopez…dhe në mediat rozë thuhet se është as më pak e as më shumë, Drake.

Thashethemet që qarkullojnë janë se këngëtarja portorikane dhe këngëtari kanadez janë afruar shumë me njëri-tjetrin, që prej fotos së shkrepur dhe të postuar në rrjetet sociale nga JLo javën e shkuar gjatë një koncerti në Las Vegas.

Zërat janë përforcuar nga fakti që Drake është parë jo njëherë, por në të dy koncertet e JLo në një resort në qytetin e kazinove.

Kaq ka mjaftuar që në mediat rozë të qarkullojë lajmi se çifti, që ka një diferencë prej 17 vitesh me njëri-tjetrin, janë ‘zyrtarisht’ të lidhur, shkruan Top Channel.

“Jen dhe Drake janë përpjekur që ta mbajnë të fshehtë romancën e tyre me argumentimin se thjesht po punojnë bashkë, por e vërteta është se ata janë të dashuruar me njëri-tjetrin”, citohet nga The Sun një burim pranë këngëtares.

JLo është 47 vjeç, ndërsa Drake sapo mbushi 30, por diferenca e moshës duket se nuk i shqetëson.

“Ata shoqërohen prej pak javësh dhe mosha nuk i shqetëson, janë të lumtur bashkë”, thotë i njëjti burim.

Ajo që duket se është më e pakënaqur nga kjo lidhje është Rihanna. Burime pranë këngëtares citohen nga TMZ të thonë se ajo ndjehet shumë keq për faktin se e konsideron JLo një mikeshë.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password