close
Breaking NewsLajme

Çifti i famshëm po planifikon të birësojë një fëmijë?!

cifti

Një tjetër fëmijë për çiftin e famshëm. Beyonce dhe Jay Z po planifikojnë të birësojnë një fëmijë. Sipas spekulimeve që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi, Bey dhe Jay Z, të cilët janë prindër të një vajze 4-vjeçare Blue Ivy, dëshirojnë të zgjerojnë familjen e tyre me një tjetër anëtar. Sipas thashethemeve dyshja ka nisur bisedimet me një agjensi private birësimi, pavarësisht se Bey po përpiqet të ngelë shtatzënë, raporton revista “OK!”. “Beyonce dëshiron shumë të mbesë shtatzënë por kjo gjë nuk po ndodh. Por të ty dy ata janë të bindur që koha për një tjetër fëmijë ka ardhur”, ka shtuar i njëjti burim. Deri tani ende nuk ka një reagim nga zëdhënësi i Beyonces dhe Jay Z për këto thashetheme.

Tags : beyoncebiresojnejay z
loading...