“Është shumë e rëndësishme të bësh dikë të lumtur, por më e rëndësishme është të fillosh nga vetja”. “Ke lindur e plotë, nuk të mungon asnjë gjysmë tjetër”. “Hoqa dorë nga të gjithë për të të pasur ty. Hoqe dorë nga unë për t’i pasur të gjithë”. “Fundi”! Këto janë vetëm disa prej postimeve të bëra nga ish-konkurrentja e “Big Brother 9” Xheni këto ditë. Sigurisht që të gjitha indiciet të çojnë në një krizë midis saj dhe Benardit, djalit me të cilin ajo u njoh dhe u dashurua në shtëpinë me kamera. Ata bashkëjetojnë, janë pjesëmarrës në çift në spektaklin e kërcimit në “Klan” por punët me njëri-tjetrin duket se nuk i kanë mirë. Përveç këtyre frazave publikuar nga Xheni, prej ditësh ata nuk nxjerrin më asnjë pozë apo moment nga shtëpia me njëri-tjetrin siç bëjnë zakonisht. Madje mund të themi se trishtimi në sytë e Xhenit është i dukshëm. Po ç’ka ndodhur vallë me dy të rinjtë, aq shumë të pëlqyer nga publiku? Urojmë që fjala “Fundi” e Xhenit të jetë thjeshtë e thënë nga inati i momentit. Mbetet për t’u parë ç’do të ndodhë në vazhdimësi. Ah, nëse kjo është një gjetje televizive për audiencë, nuk do të na pëlqente aspak!/ revistawho.com