Chrissy Teigen zbulon recetën e parë të çdo dite që e mban gjithmonë në formë


Chrissy Teigen i ka të gjitha mundësitë për të përgatitur receta nga më të çmendurat në mëngjes dhe më të shijshmet, duke filluar që nga tosti francez, drithërat, fruta të thata, bukë te thekur etj. Por kur është fjala për recetën e parë të ditës, ajo zakonisht i qëndron besnike një recete dhe nuk dëshiron të ndryshojë. Pak kohë më parë, modelja ka rrëfyer për Bon Appétit se ajo dhe bashkëshorti i John Legend janë “si robotë” kur është fjala për mëngjesin. “Unë gjithmonë bëj dy vezë të thjeshta me avokado dhe proshutë pule – ka një shije më të mirë se proshuta e derrit.” Megjithatë, nuk merr fund me kaq. Teigen nuk mund të rrijë pa eksperimentuar me recetat, është e njohur për këtë pjesë. Një vakt, në dukje standard, për të nuk ka kuptim. “Unë i përziej të gjitha në një tas, kështu që ndërtoj një si lloj supe, duke i shtuar kripë dhe piper.” Ah, ndonjëherë proshuta është e mbushur me perime. E shijshme edhe ashtu./revistaclass

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password