Chrissy Teigen dhe John Legend, janë me pushime në Europë, megjithatë modelja ka gjetur kohën për t’u përgjigjur pyetjeve të fansave në Twitter, gjë që e bën shpesh. Në këtë intervist dhe me sensin e humorit që e karakterizon, ka treguar se cilat janë avantazhet e të qenit i famshëm. Sinqeriteti dhe natyraliteti i përgjigjeve të saj të lë pa fjalë.
1.”Cili është avantazhi më i madh që ka një njeri i famshëm?
”Nuk ka nevojë të pres”- është përgjigjur ajo.
2.”Si ia bën për të rezervuar një restorant?
”E përdor emrin tënd real? -pyet një tjetër.
”Emër i njohur, tavolinë më e mirë. Ndonjëherë bëj rezervim në emër të John-it dhe pastaj e përzë, për të patur një tavolinën time me vajzat”- rrëfen modelja.
4.Pyetjes se si ia bën për të bërë pazar, pa u fotografuar nga paparacit kur blen letër higjenike, modelja i përgjigjet: “Amazon Fresh, baby”.
5.”Si ndihesh kur një i famshëm tjetër të ndjek në Twitter?
” Emocionohem kur një person të cilin e respektoj më ndjek”- ia kthen modelja me thjeshtësi.
Chrissy di të qesh edhe me veten e saj, dhe kjo intervist në Twitter është shembulli më i mirë i sensit të humorit, që e karakterizon. Modelja nuk ka dashur të flas për disavantazhet e një të famshmi, të cilat në fakt nuk janë pak. Por kjo është një çështje që do kohë që të flitet në një rrjet social.