• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Chris Brown ndjek në ‘Instagram’ dy modelet e njohura shqiptare

Adrola Dushi dhe Kristina Baki mund të cilësohen ndër femrat më të bukura shqiptare dhe modelet më të njohura në vend dhe jo vetëm. Ato kanë marrë pjesë në sfilata në disa shtete të ndryshme të botës dhe mund të themi se kudo ku kanë shkuar kanë mahnitur me bukurinë e tyre natyrale.

Pikërisht e njëjta gjë mund t’i ketë tërhequr vëmendjen edhe këngëtarit me famë botërore, Chris Brown. Së fundmi është vënë re se reperi amerikan ka filluar të ndjek në ‘Instagram’ dy bukuroshet shqiptare.

Chris Brown ka një numër shumë të vogël ndjekësish në profilin e tij në ‘Instagram dhe ndër ta janë vetëm personazhet e njohur. Megjithatë bukuri të tilla si Adrola dhe Kristina gjithmonë bien në sy, kështu që nuk është aspak çudi që ato të përfshihen në listën e të preferuarve të këngëtarit. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE