close
Breaking NewsLajme

Chris Brown i bindur se do të bashkohet me Rihannan

rihanna-drake-promos-295360db-ebaa-4130-83d4-62f89799c696

Së fundmi shpërtheu lajmi se Drake dhe Rihanna i dhanë fund romancës së tyre.

Por, Rihanna duket se nuk do të mbesë për një kohë të gjatë vet.

Burime afër Chris Brown kanë bërë të ditur se ai ende e do këngëtaren dhe madje ai e di se është ende në zemrën e saj, pavarësisht aventurave të saj me Drake, Travis Scott, Matt Kemp dhe Leonardo Di Caprion.

“Chris e di se është në kokën e Rihannës. Dhe ai e do ende atë, kjo është shumë e qartë. Chris nuk beson as edhe një sekondë të vetme se romanca dhe lidhja e tij intime me Rihannan ka mbaruar. Është thjesht çështje kohe”, u shpreh një burim për Hollywood Life.

Rihanna megjithatë nuk duket se e ka ende ndërmend bashkimin me Chrisin.

Ajo së fundmi në Instagram postoi një mesazh ku ka shkruar se ish të dashurit e saj nuk janë të lumtur ose të martuar dhe se ajo nuk është personi që shkakton problemin në lidhjet e tyre.

Ndryshe së fundmi besohet se Rihanna menjëherë pas ndarjes nga Drake po shoqërohet me Travis Scott, pasi është parë me të duke hyrë në një hotel, teksa shpresat e Chris Brown, vazhdojnë të riten, ndonëse të tjerë kanë kënaqësinë me personin e zemrës së tij, të cilën e rahu brutalisht në vitin 2009.

Tags : chris browni bindurkthimrihanna
loading...