Chloe Moretz harron Brooklyn Beckham, tashmë në krahët e këngëtarit…


Chloe Moretz duket se e ka harruar përfundimisht Brooklyn Beckham. Vetëm një muaj pas ndarjes së tyre, aktorja përflitet se së fundmi është duke flirtuar me këngëtarin Shawn Mendes. Duket se gjithçka ka nisur pas setit fotografik që Shawn ka bërë për revistën “L’Uomo Vogue”. Përmes disa postimeve të bëra në rrjetin social “Twitter”, dyshja ka lënë të nënkuptohet se po flirtonte me njëri-tjetrin. Ka qënë Chloe e para që ka komentuar fotot e këngëtarit përmes një fotografie të saj, ku shihet teksa kafshon gishtin e saj dhe ul sytë duke treguar se i vjen turp. Mendes ka reaguar menjëherë duke shkruar: “Një mënyrë gjeniale për ta përdorur këtë fotografi”. Kaq është dashur që përdoruesit e “Twitter-it” të dyshojnë se mes aktores dhe këngëtares po nis diçka.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password