Çfarë sekreti ka buqeta e Elia Zaharias, kuptimi i çdo luleje

image

Sot, Princi Leka II dhe Elia Zaharia do bashkohen në martesë në një festë të vërtetë mbretërore. Çdo detaj i kësaj dite të gjatë është kuruar me kujdes nga organizatorët e eventeve dhe Class AV që u përzgjodh nga ata për dekorimin e ambienteve, përfshirë edhe lulet natyrale që do t’i japin freski tryezave dhe mjediseve të Rezidencës dhe Pallatit të Brigadave. Bashkëpunëtorja e përhershme e Class AV, Frida Banushi, floristja e Floral Fantasy ka rrëfyer për përzgjedhjen e kujdesshme të luleve që është bërë për këtë dasmë, por, çfarë është më interesantja edhe për buqetën e nuses, Princeshës Elia Zaharia.

Ajo ka theksuar që çdo lule që është vendosur në këtë buqetë ka mesazhin e vet, që ka të bëjë si me prejardhjen e bashkëshortit të Elias dhe me të sajën, deri te kujtimet e fëmijërisë.
Trëndafili i bardhë, Mbretëresha Geraldinë thirrej Trëndafili i Bardhë i Budapestit dhe tregon dashuri, lumturi dhe bukuri.

Lilly of Valley, një lloj zymbyli, është lulja që përdoret nga të gjitha princeshat dhe shpreh besimin e plotë.

Daizy, lulja e deles, lulja e preferuar e mamasë dhe e fëmijërisë së Elias.

Gardenia, përfaqëson dëlirësi, pastërti.

Callas, përfaqëson bukuri madhështore.

Tulipan, dashuri perfekte

Bouvardia, thjeshtësi, elegancë.

Floristja tregon gjithashtu për dekorimin elegant të dy mjediseve, me të njëjtën tipologji lulesh, konkretisht lule bore, orkide, dendrobium, një lloj orkideje më e madhe, trëndafil, trëndafil spray gracia, astible, të gjitha në ngjyra të lehta. Frida sqaron që ngjyrat do të jenë pastel, e bardhë, rozë, perlë, pjeshkë, pana, ndërsa stili elegant, i thjeshtë dhe romantik, gjithçka sipas natyrës së vetë çiftit.

image

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password