close
Breaking NewsLajme

Celine Dion: ‘Nuk kam puthur kurrë një burrë tjetër në jetën time’

dion

Celine Dion ka folur për besnikërinë ndaj bashkëshortit të saj të ndjerë René Angélil, teksa është shprehur se nuk është ende gati të dashurojë një mashkull tjetër. Bashkëshorti i këngëtares u nda nga jeta në muajin janar 2016, në moshën 73-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin në fyt. Në një intervistë të dhënë së fundmi, 48-vjeçare ka thënë për bashkëshortin e saj prej 21 vitesh: “Unë ende jam e dashuruar më të”. Ajo ka shtuar gjithashtu se thuajse 1 vit pas vdekjes së tij, ajo ende ndjen një lidhje të fortë me të. E pyetur nëse mendon se do të bjerë sërish në dashuri, ajo është shprehur: “Jo tani. Unë jam ende e martuar me të. Unë shkoj në krevat me të dhe ngjitem në skenë më të. Unë kurrë nuk kam puthur një mashkull tjetër në jetën time”. Këngëtarja është takuar për herë të parë me Angélil, kur ishte vetëm 12-vjeçe, i cili është kujdesur për të lançuar karrierën e saj muzikore.

Tags : bashkeshorticeline dionputhje
loading...