close
Breaking NewsLajme

“Ç’do kjo këtu?!”, ofendoi vajzën e Trump para nisjes, pasagjerin e zbresin nga avioni

ivanka_trump_volo_fi_23183411-jpg-pagespeed-ce-mh0rvcelc

Panik në bordin e avionit që do të nisej për në New York. Një pasagjer ka fyer rëndë vajzën e Presidentit të Amerikës Donald Trump, Ivanka Trump. Sipas raportimeve të “TMZ” ajo ishte në avion bashkë me burrin dhe fëmijët kur një pasagjer e dalloi dhe nisi ta ofendonte. “Yt atë po na shkatërron. Çdo kjo këtu?! Le të merrte avion privat”, ka ulëritur pasagjeri. Sipas dëshmitarëve Ivanka e ka injoruar pasagjerin duke mos bërë asnjë lloj reagimi derisa asistentët e fluturimit e zbritën nga avioni. “Po më përzini se thashë mendimin tim?”, ka thënë burri para se ta zbrisnin. Sipas kompanisë ajrore, vendimi për ta larguar ishte sepse po shkaktonte tension në bord.

Tags : ivanka trumppasagjeri
loading...