• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Calvin Harris publikon mesazhet me Dua Lipën, zbuloni për çfarë bëhet fjalë

Pak kohë më parë në gjithë mediat botërore qarkulloi lajmi se këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, do të bashkëpunonte me një nga DJ më të njohur, Calvin Harris. Nëpërmjet ‘Instagram’-it të saj Dua njoftoi të gjithë ndjekësit se kënga që titullohet “One Kiss” do të publikohet ditën e premte.

Të gjithë fansat po e presin me padurim këtë bashkëpunim, por Calvin Harris ka zbuluar se kjo këngë do të jetë një hit i vërtetë. Ai ka publikuar disa mesazhe me Dua Lipën, në kohën kur kishte mbaruar punimi i “One Kiss”. Të dy duken shumë të entuziazmuar për këngën që kanë realizuar. “Është shumë mirë. jam shumë e lumtur për këtë. Mendoj se do të jetë vërtetë shumë qejf.”, – i ka shkruar Dua, Calvin. Më pas ai ja kthen: “Pooo. Jam shumë i lumtur që të pëlqen”.

Tani të gjithëve na shtohet më shumë kurioziteti për të parë nëse kënga e Duas dhe Calvin do të jetë një hit, por ne jemi të sigurt se ky bashkëpunim nuk do të na zhgënjejë. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE